Rreth nesh

Albi Plastics

Kompania Albi Plastics është themeluar në vitin 1992.  Aktiviteti 27-vjeçar i kompanisë është përqendruar kryesisht në prodhimin e plastmasit bujqësor dhe tubave të vaditjes.  Gjithashtu një nga linjat kryesore të kompanisë është dhe tregtia import-eksport të lëndëve të para të plastikës, për një game të gjerë produktesh plastike si dhe bojra/pigmente (masterbatches).

Albi Plastics i ka fillesat në një fabrikë të vogël në zonën e Kasharit, ndërsa nga viti 2003 e ushtron aktivitetin e saj me linjat më bashkëkohore të teknologjisë në Shkozet, Durrës.

Sot jemi kompania më e madhe në Shqipëri në fushën e prodhimit të plastmasit për bujqësinë, tubave për vaditje, ambalazheve dhe në tregtinë import-eksport të lëndëve të para.